Vetëm disa muaj pas dhënies së licencës së kazinosë përmes një konkursi Ndërkombëtar nga Qeveria Shqiptare në Regence International Casino SH.A, kazinoja e parë e qytetit të Tiranës filloi funksionimin e saj.

Kompania ka investuar tashmë në këtë projekt 20 milion €, 10 milion € nga të cilat janë paguar 5 muajt e fundit Shtetit Shqiptar, përfshirë tarifën prej 8 milion € të paguar Ministrisë së Financave për licencën e Kazinos. Përveç investimit të madh në ekonominë shqiptare, Regence Casino Tirana ka krijuar tashmë më shumë se 230 vende punë të reja, plotësisht të siguruara, nga të cilat 190 janë të okupuara nga shtetasit shqiptarë ndërsa pjesa tjetër nga kombësi të ndryshme ndërkombëtare, në shumicën e tyre të rinj.

Numri i të punësuarve pritet të rritet vazhdimisht brenda dy muajve të ardhshëm. Regence Casino Tirana operon 240 makina slot dhe 20 tabela lojrash, nën rregulla të rrepta ndërkombëtare dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar në lidhje me operacionet e kazinosë.